Klubi i Skënderbeut ka reaguar pas lajmit të takimit të presidentit Takaj në Zvicër me drejtues të UEFA-s.
Në një reagim publik ata shprehen se nuk ka asnjë garanci për një dënim 3-vjecar dhe se presidenti Takaj nuk ka shkuar në Zvicër, shkruan Panorama.
Reagimi i Skënderbeut
“Klubi i futbollit ‘Skënderbeu’ duke marrë shkas nga lajmi i publikuar sot në shtypin e shkruar dhe mediat online mohon hipotezat se klubi ka marrë garanci mbi një dënim 3 vjeçar.
KF Skënderbeu sqaron opinionin publik dhe sportdashësit bardhekuq se ndryshe nga çfarë shkruhet, Presidenti Takaj dhe stafi ndodhen në Shqipëri dhe jo në Zvicër. Nuk ka absolutisht një ‘marrëveshje’ ose garanci për një dënim 3-vjeçar.
KF Skënderbeu dhe zyra juridike që përfaqëson klubin nuk do të pranojë asnjë marrëveshje ose garanci që dëmton klubin bardhekuq. Ju premtojmë që do kërkojmë dhe do të luftojmë deri në fund të këtij proçesi për pafajësinë absolute të klubit.
Faleminderit për mirëkuptimin!
Zyra për shtyp
KF Skënderbeu”
Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...