Skënderbeu ka shijuar fitoren e parë në Europa League, pasi e mposhti 3:2 Dinamo Kievën.
Pas pesë ndeshjeve në Europa League, skuadra shqiptare ka arritur fitoren e parë në këtë garë.
Të besuarit e Ilir Dajës e mposhtën liderin e Grupit B, Dinamo Kiev.
Të parët në epërsi kaluan mysafirët përmes Viktor Tsigankov (16’), barazoi gjithçka me një gol të bukur Sabien Lilaj (18’).
Golin e dytë për vendasit dhe epërsinë e parë në këtë ndeshje, e shënoi Segun James Adeniyi në minutën e 53’të. Kurse për 3:1 realizoi Ali Sowe katër minuta më vonë. Për rezultatin përfundimtar 3:2 shënoi Nazariy Rusyn (90′).
Pas kësaj fitore, Skënderbeu ka shkuar në kuotën e pesë pikëve, tri më pak se Partizani i Beogradit, që mposhti Young Boys, ndërsa Dinamo Kiev vazhdon të mbetet lider me 10 pikë.
https://www.dailymotion.com/video/x6agbeg
Vuçiq mirëpret lehtësirat për serbët në Kosovë në kuadër të ...
Protestë në Jarinjë kundër zbatimit të ligjeve të Kosovës, p...
Ronald Araujo preferon largimin, Barcelona i vendos çmim të ...
Komandanti i KFOR-it kërkon drejtësi për sulmin në Banjskë: ...
Vdes filozofi gjerman Jurgen Habermas
OVL-UÇK kritikon Dhomat e Specializuara: Procesi është i një...