Një skandal ka ndodhur në qytetin e Bosilegradit në Serbi, pasi ka përfunduar ndeshja futbollistike midis KF Mlladost dhe klubit shqiptar KF Tërnoci.
Nga KF Tërnoci kuptohet se me të përfunduar ndeshja, policia ka hyrë në terren dhe ka goditur një futbollist të KF Tërnoci e më pas është futur edhe në zhveshtore.
Një reagim të gjatë në rrjetin social Facebook pas gjithë kësaj katrahure e ka bërë edhe vetë klubi shqiptar, shkruan Arbresh.info.
“Një pjesëtar i sigurimit në stadium, për arsye të panjohura, fton të futet policia në fushë, e cila pa lejen e delegatit nuk guxon ta shkel terrenin. Me plot egërsirë dhe mllef, njëri nga policët godet futbollistin tonë, Veton Zeqiri, ndërsa ndaj të tjerëve pasojnë fyerjet e ndryshme”, shkruhet në reagim.
“Policia futet si në filma në zhveshtoren tonë duke kryer një bastisje tek gjërat personale të futbollistëve. Në mënyrë të egër policët bastisin gjithçka nën pretekstin e kërmikimit të armëve të ftofta e çka jo tjetër. Pasi nuk gjindet asgjë, skenari i dramës policore vazhdon me dërgimin e ekipit tonë në stacionin policor të këtij qyteti. Këtu kërkohet nga kapiteni ynë të jepet deklaratë ndërsa nuk pranohet deklaratë të japë edhe futbollisti ynë i rrahur. Krejt në fund, lihemi të lirë ndërsa deklaratën për dhunën policore do ta japim në stacionin e Bujanocit”, shkruhet ndër të tjera në reagimin e Tërnocit.
Pas gjithë kësaj ngjarje sipas Tërnocit ata do të shqyrtojnë prezencën e tyre në gara mëtej.
“Ditëve në vijim, do të shyrtojmë prezencën tonë në garat e mëtejme duke pasur parasysh në radhë të parë sigurinë dhe shëndetin e djelmoshve tanë si dhe duke mos rënë në grackë të atyre që përmes nesh dëshirojnë realizimin e qëllimeve të tyre politike apo etnike”.
Më poshtë videoja ku shihet qartë ndëryhja e policisë serbe ndaj klubit shqiptar./Arbresh.info
Aksident në Gjilan, vetura rrokulliset në mes të rrugës
Kremlini: Presim përgjigjen e SHBA pas bisedimeve të paqes
Oda Ekonomike me kallëzim penal ndaj ZRRE-së
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...
Putin: Rusia do ta marrë Donbasin me forcë nëse trupat ukrai...