Ashtu siç pritej edhe ndodhi, Roma ka humbur një tjetër ndeshje në tavolinë.
Giallorosët e nisën keq edicionin e ri në Serie A, pasi u mposhtën 3-0 nga Hellas Verona në xhiron e parë, edhe pse në fushë dy skuadrat kishin luajtur baras 0-0.
Megjithatë inkuadrimi në lojë i Amadou Diawaras që nuk kishte drejtë loje i kushtoi Romës me humbje me rezultat zyrtar 3-0.
Gabimi në Verona i kushtoi drejtorit teknik me shkarkim, ndërsa një tjetër gabim skandaloz Gialloroëst e kanë bërë ndaj Spezias në kuadër të Kupës së Italisë.
Skuadra e Ardian Ismajlit kishte triumfuar me rezultat 2-4 në Olimpico pas vazhdimeve, por ky rezultat ka rënë poshtë.
Roma tanimë zyrtarisht e ka humbur këtë ndeshje me rezultat zyrtar 0-3, pasi kishin bërë gjashtë ndërrime, e me rregullore lejohen vetëm pesë.
Ky skandal ishte i madh sa që bëri që të shkarkohen dy punonjës të klubit, por fati i tyre mund ta pres edhe trajnerin Paulo Fonseca.
Ishte kapiteni Lorenzo Pellegrni që i paralajmëroi trajnerin Fonseca dhe Gombar, por asnjëri e as tjetri nuk e morën parasysh këshillën e kapitenit.
Gjithsesi ky po llogaritet si skandal edhe më i madh se ai i pari, pasi i gjithë stafi i Romës nuk ishte në gjendje ta kuptonte se nuk lejoheshin gjashtë zëvendësime. /Telegrafi/
Zjarr në një apartament në Tiranë
Si ushqehen astronautët në hapësirë? NASA ndan pamje
Trump: Falënderimi i takon Allahut, e marta “ditë ferri” për...
Ambasada e SHBA-së: Pashkë të gëzueshme dhe të bekuara për t...
Pashkë në hije lufte/ Papa Leoni XIV: Të mos paralizohemi ng...
Vuçiq: Është gjetur eksploziv pranë infrastrukturës së gazit...