Huliganët e Legia Warsaw rrahin lojtarët e tyre në parkun e makinave, pas humbjes ndaj rivalëve vendas, transmeton IndeksOnline.
Rreth 50 huligan kanë “rrahur” lojtarët e tyre pas një disfate 3 me 0 nga rivali i ashpër Lech Poznan, shkruajnë mediat në Poloni.
Udhëheqësi i tifozëve me emrin “Staruch” zuri trajnerin e ekipit dhe kërkoi që lojtarët të dilnin jashtë nga autobusi.
Lojtarët tentuan të largoheshin në mënyrë të shpejtë nga vendi i ngjarjes, por ata u goditën me gjëra të forta në kokë.
Raportet pretendojnë se lojtarët morën grushte dhe shuplaka, përfshi edhe Aleksandar Vukovic, asistent trajneri dhe njëkohësisht legjenda e klubit polak. Në këtë mes është përfshi edhe sulmuesi shqiptar, Armando Sadiku.
50 huliganët lanë një porosi pas aktit skandaloz “Nëse ju luani në të njëjtën mënyrë lojën tjetër, ne do të vijmë përsëri”.
Në këtë humbje luajti edhe Armando Sadiku, sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë.

Kurti për shtyrjen e vendimit për katërshen e UÇK-së: Kosova...
Vrasja në Gjakovë, arrestohet edhe një i dyshuar – Policia j...
MINT publikon çmimet e reja të derivateve, shtrenjtohet naft...
Rrahje në Podujevë, një person dërgohet në mbajtje – konfisk...
73 aksidente brenda 24 orëve në vend, policia shqiptoi mbi 2...
Nga sot e deri më 12 maj mbyllet kjo rrugë në Prishtinë, shk...