Një skandal i madh ka ndodhur në kryeqytetin e Spanjës, Madridin me futbollistët e Përfaqësueses së Perusë.
Përfaqësuesja e Perusë ka zbarkuar në Madrid ku do të zhvillojë një ndeshje miqësore sot me Marokun në stadiumin Wanda Metropolitano të Atletico Madridit.
Por një skandal ka ndodhur teksa futbollistët e Përfaqësueses së Perusë janë përleshur me policinë spanjolle para hotelit ku po qëndronin.
Teksa futbollistët ishin duke u përshëndetur me tifozët e tyre, autoritet spanjolle ndërhynë dhe nga ky moment nisi përleshja me futbollistët amerikano-latinë që kundërshtuan forcat e rendit, shkruan telegrafi.
Si pasojë u arrestua portieri 33-vjeçar i kombëtares peruane, Pedro Gallese/
? Peru players clash with Spanish police in Madrid. ??♂️??
— Football Tweet ⚽ (@Football__Tweet) March 27, 2023
Ky i fundit përfundoi në stacionin e policisë në Madrid, aty ku pas disa minutash situata u qartësua dhe portieri u la i lirë.
Marca ka raportuar së gjithçka nisi pasi policia spanjolle nuk i ka njohur futbollistët e Perusë dhe i ka ngatërruar ata me tifozët.
Portieri Gallese u shpreh më pas se shokët e tij kërkuan vetëm të përshëndesnin tifozët e pranishëm, por policia ndërhyri duke i goditur ata.
Ndërkohë ka reaguar edhe Federata e Futbollit të Perusë që theksoi mbështetjen e saj për portierin Gallese, ndërsa sqarojnë se janë të gatshëm të bashkëpunojnë me autoritetet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Peru players clash with Spanish police ahead of game against Morocco in Madrid.#Morocco #Peru #Spain #Police #Madrid#HespressEng pic.twitter.com/bsW80j7GvD
— Hespress English (@HespressEnglish) March 27, 2023
Hoxhaj thotë se është koha për një model të ri bashkëpunimi ...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Besimtarët në Prizren falin Bajramin me plisa në kokë
Tri pikat ku Trumpi dhe Netanyahu nuk pajtohen për luftën me...
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...