Dhuna ndaj gjyqtarit Eldorian Hamiti ishte kryefjala e ditës së djeshme në vendin tonë, me episodin që u konsiderua nga të gjithë aktorët si i turpshëm dhe që prish imazhin e futbollit në vend.
Por, një ngjarje e rëndë vjen nga Turqia. Protagonist është futbollisti i Amed SK, Mansur Calar, që ka masakruar kundërshtarët e tij, të Sakaryaspor me një brisk rroje. Në një derbi që pritej të ishte i nxehtë, Calar ka kërkuar ndihmën e briskut për të “sulmuar” kundërshtarët. Në një video të publikuar nga mediat vendase, dhe konkretisht “DHA” duken qartë sulmet me brisk të Calar kundrejt kundërshtarëve të tij.
I njëjti burim pohon se një numër i madh lojtarësh të Sakaryasporit kanë ngritur akuza kundër rivalit të tyre, me policinë që ka nisur hetimet rreth ngjarjes, ndërsa gjithashtu i bëri thirrje Federatës Turke të Futbollit (TFF) që të ndërmarrin veprimet konkrete.
https://twitter.com/i/status/1102244190803628033
Harry Bajraktari: Nuk kam ambicie për t’u bërë preside...
Universiteti `Ukshin Hoti` në Prizren merr akreditim institu...
Muriqi mbetet pa trajner, Mallorca shkarkon Arrasten
Ukrainës i duhen 588 miliardë dollarë për t’u rindërtuar nga...
Shqipëria merr pjesë me 180 shkolla në testimin ndërkombëtar...
Zyrtare: Orges Shehi rikthehet në krye të trajnerit