Sivasspori me pesë mungesa të mëdha në ndeshjen e sotme ndaj Ballkanit

15:31 | 13 Tetor 2022
KRG

Ekipi turk Demir Grup Sivasspor sonte luan ndaj Ballkanit në garën e Conference League në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 21:00.

Klubi turk e ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për këtë sfidë, përcjell GazetaBlic Sport.

Për ekipin e Sivassporit do të mungojnë 5 lojtarë. Në këtë ndeshje nuk do të mund të luajnë të lënduarit Leke James, Ziya Erdal, Ahmed Musa, Samba Camara dhe Fredik Ulvestad.

Sivasspor është në vendin e dytë në Grupin G me 4 pikë pas 3 ndeshjesh, teksa Ballkani ndodhet në vendin e parë me 4 pikë, por golaverazh më të mirë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale