Situata e Dani Carvajal alarmon Real Madridin, dyshime për një problem serioz

13:38 | 10 Shkurt 2026
D.H

Menaxhimi i situatës së Dani Carvajal te Real Madridi vazhdon të ngrejë pikëpyetje serioze. Pavarësisht se mbrojtësi është rikuperuar prej javësh, kapiteni i “Los Blancos” ende nuk ka luajtur asnjë minutë në La Liga që nga momenti kur Álvaro Arbeloa mori drejtimin teknik të ekipit.

Në ndeshjen e fundit ndaj Valencias (0-2), Carvajal u la sërish jashtë formacionit titullar. Arbeloa preferoi t’i besojë të riut David Jiménez në krahun e djathtë të mbrojtjes, ndërsa Alexander-Arnold u aktivizua vetëm në minutat e fundit të takimit.

Një detaj që ka tërhequr vëmendjen e tifozëve dhe analistëve ishte fakti se Carvajal nuk u nxeh as para fillimit të ndeshjes, duke shtuar zërat për një situatë të pazakontë rreth gjendjes së tij fizike. “Nuk është normale që një lojtar i këtij niveli të mos jetë në gjendje të luajë as 15 minuta. Ka një problem me Carvajal”, raportojnë mediat iberike.

Pas përfundimit të ndeshjes, situata nuk u qartësua. Kapiteni i Real Madridit qëndroi disa minuta në fushë duke biseduar me përgatitësin atletik Antonio Pintus, me shenja shqetësimi që vetëm sa konfirmojnë kompleksitetin e çështjes.

Real Madridi mbetet në pritje të zhvillimeve, ndërsa dilemat për gjendjen e Carvajal po shtohen dita-ditës.

Mbrëmë është raporutar se Carvajal mund të largohet nga Reali në fund të sezonit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale