Formati i ri i UEFA Champions League mbylli fazën e saj të ligës, me shumë surpriza që u rezervuan deri në momentin e fundit të kësaj faze.
8-shja e skuadrave të kualifikuara direkt ishin: Liverpool, Barcelona, Arsenal, Inter, Atl. Madrid, Bayer Leverkusen, Lille dhe Aston Villa.
Nga ana tjetër, shumë ekipe të mëdha si Bayern, Real, Milan, PSG, Man City do të ndeshen në fazën play-off.
Në bazë të formatit të ri, shorti i 31 janarit rezervon spektakël në këtë fazë, me skuadra të mëdha që do të ndeshen me njëra-tjetrën.
Një tjetër sfidë që mund të ndodhë është Juventus-Milan..
Nëse goglat tregohen te “mëshirshme”, atëherë kuqezinjtë do të luajnë kundër Feyenoord, ndërsa bardhezinjtë kundër PSV.
Sa i përket PSG, kampionët e Francës mund të kenë një derbi me Monacon ose me Stade Brest.
PËRBALLJET:
Atalanta/Dortmund – Sporting/Club Brugge
Real M./ Bayern M. – Celtic/ Man. City
Milan/PSV – Feyenoord/Juventus
PSG/Benfica – Monaco/Brest
Të shtunën, seancë e jashtëzakonshme – në rend dite plotësim...
Albin Kurti, përmes një video të gjatë, lë fajtore Opozitën ...
Kuvendi zgjedh anëtarët e KPM-së
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...