Lille është larg formës së sezonit të kaluar që e shpalli kampion në Francë na janar drejtuesit mund të bëjnë disa “sakrifica” në mërkato.
Jonathan Ikone është destinuar të largohet, pasi ka oferta konkrete dhe vetë lojtari francez dëshiron të ketë një eksperiencë të re.
Është Fiorentina klubi që insiston për 23-vjeçarin, për të cilin ofron 18 milionë euro dhe është shumë pranë për të bindur drejtuesit e Lille.
Ikone ka kontratë deri më 2023 dhe u ble në 2018 për vetëm 2 milionë euro nga PSG dhe në janar pritet të shitet pothuajse 10-fish më shumë.
Sulmuesi i djathtë numëron 4 ndeshje dhe 1 gol me Kombëtaren e Francës, tesksa këtë sezon numëron dy gola me kampionët në fuqi të Ligue 1./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...