
Manchester United's former Scottish manager Alex Ferguson prepares to watch the English Premier League football match between Manchester United and Swansea City at Old Trafford in Manchester, north west England, on January 2, 2016. Manchester United won the game 2-1. AFP PHOTO / OLI SCARFF RESTRICTED TO EDITORIAL USE. No use with unauthorized audio, video, data, fixture lists, club/league logos or 'live' services. Online in-match use limited to 75 images, no video emulation. No use in betting, games or single club/league/player publications. / AFP / OLI SCARFF (Photo credit should read OLI SCARFF/AFP/Getty Images)
Bota e futbollit është ende në ankth të madh për shëndetin e Sir Alex Fergusonit. Ish-trajneri legjendar i Manchester United u shtrua mbrëmjen e së shtunës në gjendje kritike në spital, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për hemorragji cerebrale, e deri tani kanë munguar informacionet në lidhje me gjendjen e tij.
Njoftimi i fundit i publikuar ishte komunikata e Manchester United, që theksonte se operacioni i Sir Alex shkoi mirë dhe se atij i duhet të qëndrojë për disa kohë në terapi intensive.
Ndërkaq, sipas neurokirurgut Peter Hamlyn, forma më e zakonshme e hemorragjisë në tru për një njeri të moshës së Ferguson (76 vjeçe) me një histori të problemeve kardiovaskulare është intracerebral, ku ka gjakderdhje brenda trurit që shkakton dëme të pandreqshme në qeliza.
Në rastin e Fergusonit, kirurgët e tij kanë vendosur të kryejnë operacionin sepse besonin që gjakderdhja po shkaktonte dëme në indet e trurit.
Ky është një operacion që kryhet në mënyrë që Sir Alex në të ardhmen të mos ketë paaftësi që mund të lidhen si pasojë e këtij sulmi.
Doktorët ndërkaq, kanë bërë të ditur se javët e ardhshme do të jenë kritike për shëndetin e 76-vjeçarit.
Ndërkohë, gjatë këtyre ditëve kanë vërshuar mesazhet inkurajuese për skocezin, jo vetëm nga futbollistët e ish-futbollistët e Manchester United, por edhe nga ata të skuadrave të tjera, trajnerë e klube të ndryshëm.
Sir Alex Ferguson është trajneri më i suksesshëm në historinë e futbollit britanik. Në 26 vitet e qëndrimit të tij në drejtimin e Manchester United, ai ka fituar 38 tituj, nga të cilat 13 në Premier League e 2 në Champions League.
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1
116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...