Diego Simeone ka theksuar se sulmuesi francez, Antoine Griezmann, do të lejohet të realizojë dëshirën e tij të kalimit te Barcelona.
Diego Simeone ka shtuar spekulimet se Antoine Griezmann mund të largohet nga Atletico Madrid duke u transferuar te Barcelona.
Trajneri argjentinas ka theksuar se sulmuesi francez do të lejohet të realizojë dëshirën e tij të kalimit në Camp Nou.
“I dua shumë futbollistët e mi dhe dua t’i shoh duke u zhvilluar. Nuk jam mosmirënjohës”, deklaroi Simeone për mediat spanjolle, përcjell “lajmi.net”.
“Nëse një futbollist vjen dhe më thotë: ‘Trajner, e kam një mundësi të jetës për të luajtur për një ekip të caktuar, dua të largohem’. Nëse ai i bëri të gjitha që pati mundësi për mua sikurse Griezmann, i them se nuk ka problem”, u shpreh ai.
“Sigurisht se Griezmann në një moment do të lejohet të largohet, njësoj siç ndodhi me Costan dhe Arda Turan që po ashtu u lejuan të largohen nga Atletico Madrid”, përfundoi Simeone. /Lajmi.net
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...