Diego Simeone e ka pranuar që kontributi i Luis Suarez në Atletico Madrid është saktësisht çfarë trajneri argjentinas ka pritur prej tij kur ju bashkua klubit në verën e vitit të kaluar
Trajneri i Atleticos luajti rol kyç për ta bindur Suarezin ti bashkohet Los Rojiblancos dhe ai ka treguar që e ka diskutuar rolin e tij në skuadër përmes telefonit.
“Momenti që kam folur në telefon me Luisin e kam zbuluar se çfarë mund të tregojë ai në fushë: shumë dëshirë dhe energji”, tha Simeone në konferencë për shtyp.
“Skuadra e ndihmon atë që të jetë në më të mirën e tij, e që është shënimi i golave, një gjë që e ka shquar atë gjatë gjithë karrierës”.
Joao Felix ka pasur rënie në formë në ndeshjet e fundit dhe Simeone beson që portugezi mund ti jep kahje skuadrës kur është në më të mirën e tij.
“Ju gjithmonë kërkoni të fokusohemi në një futbollist”, shtoi Simeone. “Ata kanë momente të mira, mesatare dhe të jashtëzakonshme”.
“Si trajner ne përpiqemi që të marrim avantazhin në momentet e mira të çdo lojtari”.
“Ne kemi nevojë për Joaon. Kur ai është në momentin e mirë, ai mund ta mposht çdo mbrojtje dhe ta zgjedh ndeshjen”.
“Ne kemi nevojë për të në këtë version. Kjo është ajo çfarë kërkojmë nga ai në stërvitje”. /GazetaExpress/
Trepça ’89 lidere në Ligën e Parë pas fitores me Tefik...
Rob Jetten, bëhet kryeministri më i ri holandez
Gati dy orë nga takimi Kurti-Abdixhiku
Fitore e madhe e Prishtinës së Re ndaj rivalit direkt për mb...
Takimi Kurti – Hargreaves: Britania rikonfirmon mbësht...
Autoritetet gjermane: Irani duhet të ndalojë programin bë...