Atletico Madrid pësoi një humbje të madhe në Kupën e Mbretit, duke u eliminuar nga një skuadër e Ligës së Tretë spanjolle, UD Cornell.
Me rezultat minimal 1-0, Cornell arriti që ta eliminoj liderin e La Ligas.
Diego Simeone për këtë ndeshje ka pushuar yjet e tij të skuadrës sikurse Joao Felix, Renan Lodi, Jose Gimenez, Saul Niguez, Felipe dhe Angel Correa.
Pas humbjes, Simeone në një deklaratë pas ndeshjes dha shenja se mund të largohet nga Los Colchoneros.
“Gjërat ndryshojnë në futboll gjatë gjithë kohës, duhet të jeni të hapur për gjitha mundësitë. Jam shumë i lumtur këtu por duhet të jeni të hapur në atë se çfarë klubi vendos”, tha argjentinasi, i cili ka një kontratë deri në fund të 2022./Arbresh.info/
Trepça ’89 lidere në Ligën e Parë pas fitores me Tefik...
Rob Jetten, bëhet kryeministri më i ri holandez
Gati dy orë nga takimi Kurti-Abdixhiku
Fitore e madhe e Prishtinës së Re ndaj rivalit direkt për mb...
Takimi Kurti – Hargreaves: Britania rikonfirmon mbësht...
Autoritetet gjermane: Irani duhet të ndalojë programin bë...