Diego Simeone beson se Atletico Madridi mund ta eliminojë Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve.
“Los Colchoneros” u mposhtën nga “Citizens” në duelin e parë çerekfinal javën e kaluar, 0:1.
E tash, kampioni spanjoll do të luajë në shtëpi dhe është i motivuar për ta përmbysur rezultatin dhe me këtë rast për të shkuar në gjysmëfinale të kësaj gare.
“Është e qartë që qëndrimi ynë nuk do të devijojë nga ajo që besojmë. Shpresojmë t’i kemi mundësitë më të mira dhe që lojtarët tanë ta kenë një natë fantastike”, deklaroi “Cholo” në konferencë për shtyp.
Në vazhdim, trajneri argjentinas e ka analizuar edhe kundërshtarin e nesërm, i cili shkon në “Wanda Metropolitano” me një kapital, falë golit të realizuar nga Kevin de Bruyne.
“Do të jemi përballë një skuadre që luan mjaft mirë, por e kemi mundësinë ta afirmojmë veten. Është e qartë që shpresa e vetme nuk mjafton: duam ta çojmë lojën në drejtimin tonë”, përfundoi Simeone.
Ndeshja ndërmjet Atleticos dhe Cityt do të luhet nesër mbrëma duke filluar nga ora 21:00.
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...
Berat, 37-vjeçari dërgohet në spital i plagosur me armë zjar...