Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo, foli për Tv Klan, pas ndeshjes ku kuqezinjtë fituan miqësoren ndaj Jordanisë.
Në fjalën e tij, tekniku brazilian u shpreh se ishte një ndeshje pozitive për shumicën e lojtarëve.
I pyetur për mundësinë që të luajë me dy qendërsulmues, Silvinjo tha se kjo do të linte hapësira në krahë, por varet dhe nga ndeshja.
“Ishte një ndeshje shumë e mirë, për shumicën e lojtarëve. Dajsinani ndeshje të mirë. Jam i lumtur me pozicionimin e Brojës. Po ashtu i lumtur me Gripshin, Hoxhën dhe Bajramin. Vlen për tu përmendur edhe Hysaj. Shumë komplimente për të dhe familjen e tij.
Ndeshja ndaj Serbisë ka jep mundësinë të jemi gjallë dhe të shkojmë mirë në nëntor. Ishte një ndeshje e vështirë dhe e menaxhuam mirë. Jam shumë krenar për të gjithë lojtarët.
Më pëlqen në rast kundërsulmesh, ekipi të jetë më i përgatitur. Dua që të jetë një sulmues dhe të përfitojë. Por varet nga karakteristikat e lojtarëve.
Dy qendërsulmues? Varet nga ndeshja dhe kundërshtari. Mesfusha është qendra kryesore e skuadrës. Duke bënë para dy sulmues, mund të lësh hapësirë në krahë. Mendoj se mungon një pjesë”, u shpreh Silvinjo.
Sveçla jep detaje për Ligjin për të Huajt e atë për Automjet...
Kurti mirëpriti grupin e alpinistëve që do të ngjisin majën ...
Valë tërmetesh me epiqendër në rajonin e Korçës, banorët të ...
Hargreaves: NATO-ja është kyçe për të ardhmen e Kosovës
Qeveria shqiptare miraton Amnistinë Penale: 447 të burgosur ...
Xhaka pas kalimit në Sunderland: Krejt qeshën me mua