Arsenali është favorit për të nënshkruar me Andre Silvan. Portugezi pritet të largohet nga “San Siro” gjatë verës.
Milani është duke menduar që ta shesë gjatë verës sulmuesin e Portugalisë, Andre Silva, Arsenali është favorit për të nënshkruar me 22 vjeçarin.
Silva ishte njëri ndër futbollistët e shumtë për të cilët Milani shpenzoi gjatë verës më shumë se 200 milionë euro. Ai u transferua nga Porto për 38 milionë euro.
22 vjeçari ka shënuar tetë gola në 12 paraqitje në Europa League, por ende nuk e ka gjetur rrjetën në Serie A.
Gennaro Gattuso, i cili zëvendësoi të shkarkuarin Vincenzo Montella, po luan me skemën 4-3-3, Andre Silva nuk po arrin të gjejë hapësirë në këtë formacion.
Sipas “Tuttosport”, Milani tashmë ka vendosur dhe është i gatshëm t’i dëgjojë ofertat për sulmuesin që ka shënuar 11 gola në vetëm 18 paraqitje me Kombëtaren A të Portugalisë.
Jorge Mendesit i është thënë që të kërkojë klub të ri për portugezin, për të cilin interesohen Evertoni e Arsenali, por “Topçinjtë” janë favorit për të nënshkruar me 22 vjeçarin. /Gazeta Express/
Sallahu: Arritjet konkrete kanë afruar Kosovën me standardet...
Haaland: Unë di një rekord, dhe ai është rekordi i golave të...
KQZ-ja i jep tender sërish kompanisë që printoi me gabime fl...
Sinjalet që tregojnë se Mali i Zi është afër anëtarësimit në...
FSK-ja realizon kursin “Medik Luftarak”
Tragjedi në Marok, shemben 2 ndërtesa, të paktën 19 viktima