
1090602598
Kapiteni i PSG-së, Thiago Silva ka thënë se dëshiron të vazhdojë të luaj në Evropë.
Sipas mediave franceze, Silva është i informuar që në fund të sezonit nuk do i rinovohet kontrata, andaj është duke kërkuar skuadrën e radhës, transmeton portali arbresh.info.
Everton dhe Tottenham janë të lidhur me ish yllin e Milan-it, i cili do jetë agjent i lirë gjatë verës.

Kishte raportime që Silva mund të rikthehet në Brazil te Fluminense, aty ku kalojë tri vite nga 2006, por lojtari i ka hedhur poshtë këto spekulime.
“Jam falënderues për Fluminense që më kanë ndihmuar që nga fillimi dhe kur isha i sëmurë”.
“Por, ende kam punë të pambaruar në Evropë”, theksoi ai.
Ekziston mundësia që Silva gjatë merkatos verore të rikthehet në “San Siro”./arbresh.info.
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë