Sigal Prishtina e ka mposhtur Golden Eagle Yllin me rezultat 96-86 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet.
Skuadra vendase e nisi më mirë që nga çereku i parë duke i shënuar gjashtë pikë më shumë se kundërshtari (28:22).
Nikoqirët arritën të realizojnë gjashtë pikë më shumë se mysafirët edhe në fraksionin e dytë (25:19) dhe shkuan në pushim me epërsi bindëse.
Në dhjetëminutëshin e tretë kryeqytetasit shënuan vetëm një pikë më shumë (25:24), ndërsa çerekun e fundit e fituan mysafirët (18:21).
Sidoqoftë, triumfi i ekipit vendas ishte me dhjetë pikë epërsi (96-86).
Nga 19 ndeshje të zhvilluara, Sigal Prishtina numëron po aq fitore dhe është lider i pakontestueshëm me 38 pikë.
Golden Eagle Ylli pozicionohet në vend të katër në tabelë me 29 pikë, nga dhjetë fitore dhe nëntë humbje. /Telegrafi/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...