Klubi më i trofeshëm në Kosovë, Sigal Prishtina sonte (e martë) zhvillon ndeshjen e parë në rrethin e parë të Ligës së Kampionëve në Basketboll.
Kundërshtari i parë do të jetë Legia Warszawa, dhe nuk pritet të jetë një lojë e lehtë për bardhekaltrit, shkrua portali arbresh.info.
Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 20.00 në palestrën e Pallatit të Rinisë në Prishtinë, kurse ajo e kthimit do të mbahet me 20 shtator në Poloni.
Nga Prishtina është premtuar se do të jepet maksimumi dhe se nuk do të dorëzohen.
Nëse skuadra e Prishtinës e kalon Legian e Varshavës, atëherë do të ballafaqohet me skuadrën ruse, Nizhny Novgorod./arbresh.info/
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...