Është hedhur shorti për sezonën e re të FIBA Europe Cup.
Sigal Prishtina ka kuptuar edhe dy prej tre kundërshtarëve të grupit G në kuadër të kësaj gare prestigjioze evropiane për basketboll.
Ekipi belg, Belfius Mons-Hainaut dhe rivali i stinorit të kaluar, Demir Insaat, janë kundërshtarët e bardhekaltërve.
Ndeshjen e parë e prishtinasit do ta kenë si mysafirë më 18 tetor ndaj ekipit belg ndërsa takimi pritet të nis në ora 22:30.
Belfius-Mons Hainaut që është dy herë fituese e Kupës së Belgjikës, u desh që të luftoi shumë për t’iu bashkuar Prishtinës në grup.
Belgët për të arritur këtu në rundin e parë mposhtën kampionen e 16-fish islandeze, KR Basket, kurse në rundin e dytë me mund të madh diskualifikuan, nënkampionin e fituesin e Kupës së Bullgarisë, BC Beroe, e cila poashtu është edhe kampione aktuale e Balkan League BIBL.
Sikurse Belfius edhe Demir Insaat për të arritur këtu u desh të kaloi dy faza kualifikuese. Në xhiron e parë skuadra turke mposhti fituesin e Kupës së Ukrainës, BC Dnipro.
Kurse në xhiron e dytë Demir Insaat eliminuan 26 herë kampionin e 16 herë fituesin e Kupës së Estonisë, BC Tartu.
Vlen të theksohet se Demir Insaat vitin e kaluar ishte çerek finalist në FIBA Europe Cup.
Kundërshtari tjetër i Grupit G do të kuptohet në ditët në vijim, pasi që vjen nga kualifikimet.
LDK akuzon Qeverinë për keqpërdorime në energji dhe kërkon t...
24 pjesëtarë të Njësive Speciale certifikohen në aftësi poli...
SHPRESË DHE GËZIM PËR FËMIJËT NË PEDIATRI
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik