Trajneri i Athletic Club, Gaizka Garitano, nuk ka dashur ta pranojë se Barcelona, kundërshtari i tij i nesërmen në Kupën e Mbretit, është në një moment krize, duke këmbëngulur se fakti që klubi katalonas ka yje si Lionel Messi e Antoine Griezmann nuk mund të ndikohet.
Në Barcelonë është bërë një dramë e madhe në dy ditët e fundit, me kapitenin Messi që e ka kundërshtuar publikisht sekretarin teknik të klubit, Eric Abidal, por Garitano thotë se ajo nuk do të ndikojë në takimin e së enjtes, transmeton Gazeta Express.
“Si mund të jetë Barcelonë në krizë kur i ka lojtarë si Lionel Messi, Antoine Griezmann dhe Ivan Rakitic”, tha Garitano.
“Nuk mendoj se do të ketë çfarëdo ndikimi në ta”, shtoi ai.
“Barcelona është favorite sepse i ka lojtarët më të mirë në botë. Tani ka trajner të ri dhe me lojtarët që i ka, mund të sfidojë për çdo titull”, theksoi ai.
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër