Fernando Santos është deklaruar i zhgënjyer për humbjen e Portugalisë nga Uruguai në Kupën e Botës.
Portugalia është eliminuar nga botërori i Rusisë, pasi është mposhtur 2:1 nga Uruguai.
“Para se gjithash, urime për Uruguain. Është diçka e trishtueshme për Portugalinë”, ka deklaruar fillimisht Santos.
“Ne e dimë që sheshet kanë qenë të mbushura me tifozë në Portugali duke bërë tifo për ne”.
“Ne e kemi ndjerë praninë e tyre dhe kishte një trishtim të vërtetë në zhveshtore që nuk ishim në gjendje të bënin më shumë për ta. Në futboll nuk ka fitore morale, dhe unë do të kisha preferuar të luaja keq dhe ta fitoja ndeshjen”, përjcjellë lajmi.net.
“Mendoj se pjesa e dytë ishte më e mirë për ne në aspektin e dëshirës dhe vendosmërisë sonë për të shënuar. Ne u përpoqëm dhe luajtëm një ndeshje të mirë”.
Mourinho i hapur t’i shesë dy yjet e Real Madridit, por vetë...
Përshkallëzohen tensionet, Teherani lëshon raketa dhe dronë ...
Moti sot në Shqipëri
Haxhiu përfaqëson Kosovën në samitin SEECP në Sofje
58 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kosovës, ministrja Mimoza ...
Zulfaj: Kosova është e gatshme për statusin e vendit kandida...