Roma është në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Skuadra e Romës fitoi në ndeshjen e dytë me rezultat 3:0 duke e përmbysur rezultatin 4:1 në Barcelonë.
Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde është arsyetuar pas humbjes befasuese nga Roma në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Ai ka thënë se skuadra italiane nuk i ka lejuar që të bëjnë lojën e tyre duke bërë presion të madh.
“Ata luajtën me presion të madh që nga minuta e parë deri në të fundit. Ne nuk arritëm asnjëherë të dalim në lojën tonë”, deklaroi Valverde.
“Nuk arritëm të shmangim presionin e tyre dhe u eliminuam. Është e dhimbshme”, shtoi ai.
Roma fitoi 3-0 në këtë ndeshje edhe pse në ndeshjen e parë kishte humbur 4-1.
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Trump: SHBA po bën gjënë e duh...
Arrestimi i Gjestit, reagon Xheneta: Kur mbledh presion për ...
Ribashkohen Elijona, Klodi dhe Londrimi, u bashkohet edhe nj...
Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NA...
Këto simptoma tregojnë rënie të kalciumit në gjak: Kur gjend...
Sherr në BBV, Mali hedh ujë në fytyrë Rogertit