Mohamed Salaha ka pasur një edicion fantastik në sezonin 2024/25 sikurse individualisht ashtu edhe në formë ekipore me “The Reds”.
Ai ishte lojtari kryesor i Liverpoolit në triumfin e Premier Leagues, shkruan Arbresh.info.
Egjiptiani realizoi 29 gola e 18 asistime në 38 ndeshjet e elitës së futbollit anglez, duke qenë golashënuesi më i mirë si dhe asistuesi më i mirë në ligë.
Kjo bëri që ylli i Liverpoolit të shpallet Lojtari më mirë i Vitit në Premier League. Në këtë çmim votojnë Shoqata e Futbollistëve Profesionistë të ligës angleze.
Kjo është hera e tretë që Salah fiton këtë çmim pas sezoneve 2017/18 dhe 2021/22.
Pas këtij triumfi 33-vjeçari është bërë futbollisti që e fiton më së shumti këtë çmim, plot tri herë, duke lënë pas emra të mëdhenj si Cristiano Ronaldo, Thiery Henry e Kevin de Bruyne që e kanë të fituar nga dy herë./Arbresh.info
I dolën mbi 800 vota më pak pas rinumërimit, reagon Driton S...
Indonezi, gjenden mbetjet e avionit të zhdukur me 11 persona
Rama: Nderimi me medaljen “Zayed” vlerësim i paharrueshëm, k...
“A të zuri gjumi shpejt mbrëmë?”, Leonora i përgjigjet pyetj...
“Gjak kudo”, iraniani që iku nga vendi tregon për shtypjen b...
Quni distancohet nga manipulimi i votave: Rritja e votave në...