Shumë tifogrupe kryesore që kanë përkrahur Shqipërinë në ditët e saj më të vështira kanë mbetur pa bileta në ndeshjen më të rëndësishme të kombëtares ndaj Serbisë.
Sfida e cila luhet të shtunën mbrëma në “Arenën Kombëtare”, e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Botëror, në shkallët e stadiumit si rrallëherë më parë, nuk do t’i ketë as “Tifozat Kuq e Zi”, as “Shvercerat” e Shkupit e të pranishëm nuk do të jenë as “Illyrian Elite” e “Plisat” e Prishtinës, shkruan Arbresh.info.
FSHF gjithë këto tifozëri të mëdha që ndjekin kombëtaren nga afër si brenda edhe jashtë Shqipërisë, i ka lënë pa bileta për ndeshje me Serbinë.
Së fundmi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, edhe Shvercerat e Shkupit e konfirmuan se nuk do të jenë prezent në sfidë, mirëpo ata kanë një porosi për gjithë shkupjanët.
“Ata na duan të ndarë ne u tregojmë që kudo që ka shqiptarë, ka një Shqipëri. Të shtunën, në ora 20:45, krejt në Sheshin Skënderbeu SHKUP, e ndezim atmosferën për Kombëtaren tonë. MOS MUNGO O JE ME KOMBIN, O JE KUNDËR TIJ”, shkruhet ndër të tjera në reagimin e tyre.
REAGIMI I PLOTË:
Legjenda e golfit Tiger Woods përfshihet në një aksident të ...
Komuna e Prishtinës organizon aksion sot në orën 10:00, do t...
Moti në Shqipëri me vranësira dhe intervale me diell
Reshjet e borës godasin Bosnjën dhe Hercegovinën, pezullohet...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...
Parashikimi i motit për sot