Futbollisti danez i Manchester United, Patrick Dorgu, pësoi një dëmtim serioz në tendinën e këmbës gjatë fitores dramatike 3-2 si mysafir i Arsenalit të dielën.
Dorgu ishte protagonist në ndeshje, duke shënuar golin e dytë në atë ndeshje, shkruan Arbresh.info.
Po ashtu ai ishte protagonist dhe në ndeshjen e fituar 2-0 në derbin e qytetit ndaj Man Cityt.
Sipas talksport, lojtari danez do të mungojë në tetë ndeshjet e ardhshme të Premier League.

Nëse gjithçka sipas planit, Dorgu shpreson të rikthehet pas pushimit ndërkombëtar që kanë kombëtaret në muajin mars.
Kjo është një goditje e madhe për trajnerin e ri të Man United, Michael Carrick i cili në këto dy ndeshje Dorgut e pati si shtyllë kryesore të skuadrës.
United takimin e radhës e luan në shtëpi ndaj Fulhamit në kuadër të Premier League./Arbresh.info
Zampolli: Italia ka mbi 50% shanse për të marrë pjesë në Bot...
Nafta shtrenjtohet për 1 cent
A po zhvillohet zgjedhja e presidentit në kundërshtim me Kus...
Sekuestrohen armë dhe municion në Pejë
Atentati në Lezhë: Dyshohet se autorët janë larguar drejt Ko...
I dërguari i Trump vazhdon të insistojë se Italia ka 50 për ...