Mbrëmë kanë përfunduar edhe katër sfidat e fundit të rrethit të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.
Faqja e kompeticionit prestigjioz gjatë ditës së sotme ka publikuar formacionin e javës me lojtarët që kanë bërë performancat më të mira, ku nuk munguan emra të mëdhenj, shkruan Arbresh.info.
Padyshim porta i takon Alisson Beckerit të Liverpoolit i cili me paraqitjen e tij bëri që Liverpooli të mos pësoj ndaj PSG.
Mbrojtja përbëhet nga Timber i Arsenalit, Pavard i Interit, Emre Can nga Dortmundi dhe De Cuyper i Club Brugge.
Në mesfushë janë Odegaard i cili shkëlqeu në ndeshjen e Arsenalit me PSV. Krah tij janë edhe Pedri i Barçës dhe Rogers nga Aston Villa.
Sulmi përbëhet nga Raphinha i Barcelonës, Harry Kane i Bayern Munich dhe Rodrygo nga Real Madridi.
Liga e Kampionëve vazhdonin aksionin javën tjetër me ndeshjet e kthimit të 1/8 së finales./Arbresh.info

Qindra emigrantë shpëtohen në ujërat pranë Kretës
Numërohen 65% e votave: 10 më të votuarit nga VV, PDK, LDK d...
E shitën 50 milionë euro, Liverpooli po mendon për një rikth...
Alba Vukaj mahnit me paraqitjen e saj të fundit
Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet ...
Hoxha Osman Musliu ndër më të votuarit në VV, lë pas pesë mi...