Legjenda e futbollit brazilian, Mario Zagallo ka ndërruar jetë në moshën 92 vjeçare.
Lajmi është bërë i ditur nga mediet e huaja.
Zagallo ishte lojtari i vetëm që kishte fituar katër tituj kampion bote fillimisht si lojtar dhe më pas si trajner i Brazilit.
“Me pikëllim të madh ju njoftojmë për vdekjen e kampionit tonë të përjetshëm katër herë të botës, Mário Jorge Lobo Zagallo”, thuhet në një deklaratë të shkurtër të publikuar në rrjetet sociale.
Kujtojmë se Zagallo si lojtar kishte fituar dy trofe, në 1958 në Suedi dhe në 1962 në Kili.
Si trajner më pas udhëhoqi kombëtaren e Brazilit drejt titullit suprem në 1970 në Meksikë dhe ishte ndihmës trajner gjatë kurorëzimit të vitit 1994 në Shtetet e Bashkuara.
Ai u bë sërish trajner në vitin 1998, kur Brazili i Ronaldos humbi 3-0 në Stade de France kundër Bluve të kapitenit Didier Deschamps./rtk/
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...