Shtyhet turneu Beach Volley MIX

11:20 | 16 Shtator 2022
Emir Abduramani

Turneu i volejbollit në rërë, i organizuar nga Federata e Volejbollit të Kosovës (FVK) dhe Komuna e Prishtinës i planifikuar të zhvillohet sot, është shtyrë për një datë tjetër për shkak të shiut, njofton FVK në  një komunikatë për medie.

Kushtet atmosferike kanë pamundësuar zhvillimin e këtij turneu në datën e paraparë, derisa tash do të përcaktohet një datë e re për të cilën do të njoftohet me kohë.

Shpërndaje në rrjete sociale