Ndeshja e shumëpritur mes Meksikës dhe Anglisë në kuadër të 1/8 së finales së Kupës së Botës është shtyrë për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike.
Rreziku nga stuhitë dhe shkarkimet elektrike në zonën e stadiumit ka detyruar organizatorët dhe FIFA-n të pezullojnë përkohësisht zhvillimin e takimit, me synimin për të garantuar sigurinë e lojtarëve, stafit dhe tifozëve.
Kujtojmë se para ndeshjes pati edhe diskutime për ndryshimin e orarit të fillimit, por sfida u la fillimisht në orarin e planifikuar. Megjithatë, përkeqësimi i motit solli shtyrjen e saj.
Sipas Federatës angleze ndeshja pritet të nis nga ora 03:00 me kohën tonë lokale, nëse situata ndryshon./Arbresh.info
Policia dhe EULEX-i në Jabukë të Zubin Potokut
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...