Ndeshja e Superligës së Kosovës në futboll ndërmjet Ballkanit e Dritës është shtyrë.
Federata e Futbollit të Kosovës ka vendosur ta aprovoj kërkesën e Kampionit të Kosovës për shtyrjen e ndeshjes, e cila ka qenë në program të zhvillohet më datë të dielën, shkruan Arbresh.info.
“Komisioni Garave e ka aprovuar kërkesën e FC Ballkani, që ndeshjen e javës së 3-të të Albi Mall Superligë, ndërmjet FC Drita – FC Ballkani, e cila ka qenë në program të zhvillohet më datë 27.08.2023, ta shtyjë për një datë tjetër, për arsye të interesit të futbollit të Kosovës, ngase FC Ballkani më 24 dhe 31 gusht i zhvillon ndeshjet e rëndësishme të “play-off”-it kundër Bate Borisovit për kualifikime në fazën e grupeve në UEFA Conference League”, thuhet në njoftim.
Skuadra nga Suhareka do të vazhdojë aventurën Evropiane, të enjten ku do të përballet me BATE në “Fadil Vokrri”./Arbresh.info/
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...