Shtimja pritet të bëhet me një stadium të dytë futbolli, përkrah atij kryesor që është drejt përfundimit.
Kryetari i Komunës, Qemajl Aliu, ka njoftuar se shumë shpejt do të nisin punimet për stadiumin ndihmës, i cili do të ndërtohet në vendin ku dikur gjendej stadiumi historik i Lagjes së Pajtimit.
Në një njoftim në rrjete sociale, Aliu e ka quajtur këtë projekt si një investim madhor për zhvillimin e sportit dhe gjeneratave të reja, duke thënë se vendi i përzgjedhur për ndërtimin e stadiumit ruan kujtime të arta për komunitetin sportiv të qytetit.
Punimet do të realizohen në partneritet me Federatën e Futbollit të Kosovës, me një memorandum bashkëpunimi të nënshkruar sot, i cili parasheh një vlerë investimi mbi 310 mijë euro. “Shtimja do të bëhet epiqendër e sportit me kushtet më të mira për sportistët tanë”, ka deklaruar Aliu, duke falënderuar FFK-në dhe kryetarin e saj për gatishmërinë dhe partneritetin.
Ndërkohë, kreu i FFK-së, Agim Ademi, ka thënë se ndërtimi i stadiumit në Shtime është pjesë e planit të federatës për rritjen e infrastrukturës sportive në të gjithë vendin. “Projektit ‘Çdo 45 ditë nga një fushë’ do t’i shtohet edhe fusha e radhës në komunën e Shtimes”, ka theksuar Ademi.
Kurti viziton Kalanë e Prizrenit, njofton për investime afër...
Policia e Kosovës pret delegacion nga Sllovenia, diskutohet ...
Konjufca për Vjosa Osmanin: E goditi hapur Qeverinë në 2024-...
“Brenda një dhome, çfarë është diskutuar?” – Osmani pretendo...
12-vjeçarja goditet nga një veturë afër shkollës “Elena Gjik...
Sulm masiv rus në Ukrainë, 6 të vdekur