Kriminelët thuhet se hynë në shtëpinë e legjendës Paolo Rossi gjatë funeralit të tij dhe vodhën sende personale duke përfshirë një orë.
Legjenda e Italisë dhe fituesi i Topit të Artë u djeg dje (e shtunë) pas një ngjarje në stadiumin ‘Romeo Menti’ në Vicenza dhe një ceremonie në katedralen Duomo në të njëjtin qytet, transmeton Telegrafi.
Agjencia e lajmeve Ansa raporton se kur gruaja e Rossit u kthye në shtëpinë që ata ndanë së bashku, ajo zbuloi se kishin vjedhur hajdutët.
Policia po merr prova në vendin e ngjarjes, por midis sendeve të vjedhura ishte një orë që i përkiste fituesit të Kupës së Botës.
Një minutë heshtje u mbajt para të gjitha ndeshjeve të Serie A dhe Serie B këtë fundjavë për nder të Rossit, i cili vdiq të mërkurën mbrëma në moshën 64 vjeç.
Ndryshe, Rossi llogaritet si njëri nga legjendat më të mëdha italiane, pasi ka fituar Kupën e Botës dhe Topin e Artë./Arbresh.info/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër