Përveç lojës së sotme ndërmjet Kosovës dhe Spanjës, do të zhvillohet edhe loja tjetër mes Shqipërisë dhe San Marinos.
Pas fitores me Hungarinë, Kombëtarja e Shqipërisë do të synojë ta vazhdojë këtë formë edhe sot, vetëm për t’i bërë presion dy vendeve të para në Grupin i të fazës kualifikuese për botërorin “Katari 2022”.
San Marinos ndodhën në fundin e tabelës të Grupit I, dhe ende nuk kanë regjistruar një pikë të vetme gjatë kësaj gare, për dallim nga Shqipëria që zë vendin e tretë me nëntë pikë
Të dy këto kombëtare janë përballur gjithsej tri herë mes vete, ku në të tri takimet Shqipëria ka siguruar fitore.
Formacionet e mundshme për lojën e sotme:
Shqipëria (3-5-2): Berisha; Ismajli, Kumbulla, Djimsiti; Doka, Trashi, Abrashi, Gjasula, Bajrami; Cikalleshi, Broja
San Marino (5-3-2): Benedettini; D’Addario, Fabbri, Brolli, Rossi, Palazzi; Lunadei, Golinucci, Mularoni; Nanni, Vitaioli. /arbresh.info/
Pas Andrew, arrestohet edhe ish-ambasadori Peter Mandelson
Abdixhiku shkruan pas takimit me Kurtin: Presidenca s’duhet ...
Ministria e Mbrojtjes mohon pretendimet për përjashtim të OV...
Kurti tregon nëse LVV e përkrah Osmanin për presidente
Arrestohet një person në Ferizaj, iu gjetën substanca narkot...
Gjermania i dhuron Policisë pesë vetura dhe pajisje teknolog...