Kombëtarja e Shqipërisë ka siguruar kualifikimin për në Evropianin e vitit të ardhshëm që do të mbahet në Gjermani, si liderë e grupit E.
Në një grup të fortë me Çekinë, Poloninë, Moldavinë dhe Ishujt Faroe, kuqezinjtë ishin të parët me 15 pikë, 12 gola të shënuar dhe vetëm katër të pësuar, shkruan Arbresh.info.
Mbrojtja e kombëtares u radhit e treta më e mira në këtë kampanjë kualifikuese me vetëm katër gola të pësuar.
Mbrojtja më e mirë ishte ajo e Portugalisë me dy gola dhe Franca me tre të pësuar.

Përveç Shqipërisë nga katër gola kanë pësuar edhe Anglia, Kroacia dhe Belgjika.
Kujtojmë që Shqipëria ndodhet në vazon e dytë në shortin që do të hedhet për grupet e Evropianit, me 2 dhjetor në Hamburg të Gjermanisë.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...