Shqipëria në epërsi pas pjesës së parë me golin e Arbër Hoxhës

21:42 | 26 Mars 2026
D.H

Shqipëria e ka mbyllur pjesën e parë me epërsi minimale 0-1 ndaj Polonisë në Varshavë, sa i përket sfidës së vlefshme për gjysmëfinalen e play-offit të Kupës së Botës.

Golin e vetëm e ka realizuar Arbër Hoxha në minutën e 42-të, shkruan Arbresh.info.

Shqipëria u mbajt mirë në mbrojtje dhe pas një kundërsulmi realizoi.

Vlen të theksohet se në minutën e 18-të, Ardian Ismajli zuri vendin e Arlind Ajetit i cili u zëvendësua pas një lëndimi./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale