Shqipëria e ka nisur në formë të keqe rrugëtimin e tyre drejtë kualifikimit të mundshëm në Kampionatin Evropian 2020.
Kombëtarja shqiptare është mposhtur me rezultat 0 me 2 mbrëmjen e sotme (e premte) në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër nga Turqia, shkruan portali arbresh.info.
Sulmuesi Burak Yilmaz realizoi golin e avantazhit për mysafirët në minutën e 21′, ndërsa golin tjetër e realizoi në formë të shkëlqyer mesfushori i AC Milanit gjatë pjesës së dytë.
Me goditjen “raketë”, Hakan Calhanoglu tundi rrjetën e portierit Etrit Berisha gjatë minutës së 55′ të pjesës së dytë për t’i shkaktuar një disfatë mjaftë të rëndë skuadrës nën udhëheqjen e trajnerit Christian Panucci qysh në xhiron e parë të ndeshjeve në kuadër të kualifikimeve.
Trajneri 45-vjeçar bëri ndryshime menjëherë duke inkuadruar në fushë Armando Sadikun dhe Eros Grezdan, por dyshja nuk arritën të ndikojnë në rezultat ndonëse rastet nuk munguan.
Andorra është rivali i ardhshëm i Shqipërisë në kuadër të kualifikimeve dhe ndeshja luhet të hënën, ndërsa Turqia do të përballet me Maldovën në fillim të javës së tjetër./arbresh.info/
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...