Shqipëria mposht Francën në miqësore

20:05 | 13 Qershor 2015
M. A.

Shqipëria ka mposhtur Francën në miqësoren e zhvilluar në Elbasan Arena me rezultat 1 me 0.

Të vetmin gol kombëtarja kuqezi e arriti në pjesën e parë. Ergys Kaçe realizoi supergol në minutën e 43-të nga gjuajtja e lirë për fitoren e kombëtares shqiptare.

Shqipëria ishte shumë më e mirë se Franca gjatë gjithë pjesës së parë. Në pjesën e dytë Franca mori iniciativën, por Etrit Berisha nuk lejoi që rrjeta e tij të tundej.

Shqipëria është pjesë e Grupit I kualifikues për Euro 2016 që zhvillohet në Francë. Aty ajo mban pozitën e tretë me shtatë pikë të tubuara pas katër ndeshjesh. E para është Portugalia me 12 pikë e Danimarka mban pozitën e dytë me shtatë pikë.

Shpërndaje në rrjete sociale