Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar këtë të enjte seancën e radhës stërvitore në kuadër të përgatitjeve për Euro 2024 në qendrën stërvitore të Stegersbah të Austrisë.
Trajneri Silvinjo dhe stafi teknik kanë punuar me grupin e plotë dhe për më shumë se 1 orë e 30 minuta në fushë dhe në palestër, përcjell Arbresh.info.
Deri më tani nuk ka asnjë lojtar me probleme fizike dhe ata të cilët nuk u aktivizuan në miqësoren e parë ndaj Lihtenshtejnit do të jenë plotësisht të gatshëm për sfidën e dytë të përgatitjeve, atë ndaj Azerbajxhanit.
Atmosfera është shumë e mirë dhe të gjithë futbollistët janë shfaqur të karikuar në stërvitje, duke shfaqur impenjim dhe seriozitet maksimal në çdo moment.
Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë këtë të premte miqësoren e fundit dhe më pas më datën 8 qershor do të niset për në Gjermani, si skuadra e parë që mbërrin për finalet e Euro 2024, për t’u akomoduar në Kaiserau Sportcenter, aty ku do të qëndrojë përgjatë gjithë turneut. /Arbresh.info
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj