Kombëtarja e Shqipërisë luan sot takimin e radhës në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”, ndaj Republikës Çeke.
Ndeshja luhet me fillim nga ora 20:45, në stadiumin “Air Albania”, shkruan Arbresh.info.
Kjo ndeshje cilësohet si një finale për kuqezinjtë, pasi me një fitore eventuale ndaj rivalit direkt për vend të parë, do të ishte vetëm dy pikë larg kualifikimit për në Gjermani.
Shqipëria në këto kualifikime ka bilanc njëqind për qind të fitoreve në stadiumin mitik “Air Albania” , duke mposhtu Moldavinë 2-0 dhe Poloninë me të njëjtin rezultat.
Një mungesë e madhe për Sylvinjon do të jetë Armando Broja, sulmuesi i Chelseas i cili nuk është gati një qind për qind sipas trajnerit.
Teksa Çekisë vazhdon të i mungojë Patrik Schick.
Kujtojmë se për këtë ndeshje janë shitur të gjitha biletat dhe pritet një atmosferë e jashtëzakonshme në “Air Albania”.
Tabelës së këtij grupi i prinë Shqipëria me 10 pikë, pason Republika Çeke dhe Moldavia me nga tetë pikë, Polonia është e katërta me 6 pikë ndërsa Ishujt Faroe janë të fundit me një pikë./Arbresh.info/
S’ka kuorum, ndërpritet seanca për zgjedhjen e Presidentit
Komisioni konfirmon kandidaturat e Konjufcës dhe Mullhaxha-K...
Zgjedhja e Presidentit/ Në sallë sillen kutit e votimit, pre...
Kandidimi për President, Nagavci prezanton Konjufcën
Haxhiu u kërkon deputetëve të shkojnë në seancë, thotë se nu...
Walid Regragui jep dorëheqje nga posti i selektorit të Marok...