Shqipëria ka përfunduar pjesën e parë të ndeshjes si mysafirë kundër Moldavisë me një epërsi bindëse.
Kombëtarja shqiptare ka realizuar tri gola gjatë 45 minutave lojë në stadiumin Zimbru në takimin në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020, shkruan portali arbresh.info.
Sokol Cikalleshi zhblloki shifrat me një gol nga afërsia në minutën e 22′ para se Keide Bare të dyfishonte epërsinë e kuqezinjve duke realizuar për 2 me 0 pas një gabimi skandaloz nga portieri.
Goli i tretë u shënua nga Lorenc Trashi në minutën e 40′.
Portali arbresh.info do t’iu njoftojë në kohë reale për çdo zhvillim në lidhje me këtë ndeshje./arbresh.info/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër