Shqipëria dhe Andorra luajnë sfidën në kuadër të xhiros së dytë të kualifikimeve për Kupën e Botës në grupin K kualifikues.
Dy skuadrat i kanë humbur sfidat e para me Andorrën që u mposht nga Letonia 0-1 kurse kuqezinjtë humbën në “Ëembley”, 2-0 nga Anglia, shkruan Arbresh.info.
Historia i ka përballur edhe më përpara këto dy kombëtare, ku janë takuar gjithsej gjashtë herë.
Nga gjashtë takimet katër janë të fituar nga Shqipëria, një ndeshje është mbyllur baras kurse Andorra ka vetëm një fitore.
Dy sfidat e fundit mes këtyre dy kombëtareve u luajtën në eliminatoret e fundit për Kampionatin Botëror “Qatar 2022”, ku Shqipëria triumfoi në dy sfidat nga 1-0.
Mbetet të shihet sonte nëse kuqezinjtë do të këndellen nga humbja me Anglinë dhe të arrijnë fitore e cila do të jetë shumë e rëndësishme për rrjedhën e kualifikimeve.
Ndeshja mes Shqipërisë dhe Andorrës fillon nga ora 20:45 dhe luhet në “Arenën Kombëtare”./Arbresh.info

“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...
Rizvanolli: Çmimi i energjisë në Kosovë, më i ulëti në rajon
Kurti për postin e presidentit: Opozita s’i ka votat as për ...