Futbollisti ukrainas, Oleksandr Zinchenko pretendon se Instagrami e ka fshirë postimin e tij në “story” duke thënë se ai shpreson që presidenti rus, Vladimir Putin të vuajë ‘vdekjen më të dhimbshme’ pasi presidenti rus filloi pushitimin e Ukrainës në shkallë të plotë.
Mbrojtësi i Manchester City-t, postoi një fotografi të Putinit me mbishkrimin: “Shpresoj të vdesësh në mënyrën më të dhimbshme të mundshme”.
Megjithatë, ai postim është hequr dhe që atëhereë Zinchenko pretendon se Instagrami e ka fshirë postimin e tij për shkak të rregullave të censurimit.
25-vjeçari tha se ai ‘nuk do të qëndrojë prapa’ ndërsa ‘ e gjithë bota e qytetëruar është e shqetësuar për vendin e tij’.
Rusia ka nisur një luftë të gjithanshme ndaj Ukrainës me raketa dhe bomba, tanke që rrotullohen përtej kufirit nga Bjellorusia, trupat të hedhur me parashutë në rajonet lindore dhe shpërthime që shihen në të gjithë vendin pasi Putini dha urdhër që forcat e tij të sulmonin./Arbresh.info
Astronautët shkruajnë histori, arrijnë distancën më të largë...
Kimmich: Real Madrid dhe Bayern Munich janë klubet më të mëd...
Hoxhaj: Pengimi i shqipes në provim është sfidim i rendit ku...
PDK mbështet protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë ...
Kompany para sfidës me Realin: Kjo është ndeshja më e vështi...
Komuna e Prishtinës ka caktuar lokacionin për hedhjen e mbet...