José Mourinho shpërtheu në festë pas golit të katërt të Benficas, gol që në sekondat e fundit i siguroi ekipit të tij kualifikimin në play-off-in e Ligës së Kampionëve.
Pa e kuptuar plotësisht situatën, trajneri portugez vrapoi disa metra dhe përfundoi duke festuar golin vendimtar pikërisht përpara stolit të Real Madridit, ku ndodhej miku i tij i ngushtë, Álvaro Arbeloa.
Pas përfundimit të ndeshjes, më i qetë dhe në konferencë për shtyp, Mourinho tregoi se i kishte kërkuar falje Arbelos për mënyrën e festimit.
— oscar (@futbolconfi) January 28, 2026
“Kam kërkuar ndjesë për mënyrën se si e festova golin, por Álvaro është njeri i futbollit dhe e kupton se në ato momente emocionet të pushtojnë dhe harron gjithçka, madje edhe faktin se përballë është Real Madridi dhe se ai ndodhet në stol”, u shpreh ‘Mou’.
Trajneri i Benficas shtoi se homologu i tij te Real Madridi i kishte thënë se nuk kishte nevojë për kërkim faljeje, duke e konsideruar reagimin si pjesë të natyrshme të futbollit.
Benfica siguroi kualifikimin në çastet e fundit me golin e portierit Trubin. Skuadrës portugeze i duhej një fitore me dy gola dallim ndaj Realit, për ta kaluar me golavarazh Marseillen e De Zerbit./Arbresh.info
Shqiptarja Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të la...
Abdixhiku: Pranvera e gjen LDK-në të bashkuar dhe të fortë
Këto janë çiftet çerekfinale të Ligës së Kampionëve
Ndodh edhe kjo në futbollin kosovar/ Batatina i shkruan mesa...
Çfarë tregon shifra e fundit e vitit tuaj të lindjes? Numero...
Makinat elektrike shkaktojnë të përziera te pasagjerët – stu...