Real Madridi ka arritur të shënoj fitore bindëse me rezultat 6-1 ndaj Monacos në kuadër të xhiros së shtatë në fazën e ligës të Ligës së Kampionëve.
Mbappe hapi serinë e golave në minutën e pestë. Po i njëjti në minutën e 26-të dyfishoi rezultatin, shkruan Arbresh.info.
Reali nuk u ndal as në pjesën e dytë, ku Mastantuono realizoi golin e tretë në minutën e 51-të.
Katër minuta më vonë pas një harkimi të Vinit, topin në rrjetë e çoi Kehrer gabimisht për ta dërguar rezultatin në 4-0.
Ishte Vinicius që me një supergol në minutën e 63-të e kompletoi ‘La Manitan’ e famshme.
Nëntë minuta më vonë pas një gabimi të Ceballos, Teze e shfrytëzoi mirë dhe realizoi golin e nderit.
Ndërsa Jude Bellinghami e vulosi fitoren e madhe të Realit 6-1, dhjetë minuta para fundit.
Kjo ishte ndeshja e parë për trajnerin e ri të Real Madridit, Alvaro Arbeloa i cili e nisi këtë kompeticion me një fitore mbresëlënëse.
Pas shtatë ndeshjeve, Reali ka 15 pikë dhe është në pozitën e dytë, kurse Monaco është e 20-ta me nëntë sosh.
Ndeshjen e fundit, Reali e luan në udhëtim tek Benfica derisa Moncao takohet me Juventusin në shtëpi./Arbresh.info
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër