Pas disfatës kundër Trepçës ’89 në barazh, kryetari i Vëllaznimit, Agim Cana, e ka mbajtur një fjalim emocional në zhveshtoren e stadiumit “Fadil Vokrri”.
Trepça ’89 arriti të triumfojë me rezultat 4: 2 në ndeshjen e barazhit kundër Vëllaznimit, e cila ishte mjaft interesante dhe me shumë gola. Kjo fitore bën që dy skuadrat të garojnë edhe sezonin tjetër në ligat ku ishin gjatë sezonit 2018/19, shkruan gazetaexpress.
Afër fundit të ndeshjes, pati shumë tensione në fushë dhe gjyqtari përjashtoi Kushtrim Gashin e Vëllaznimit dhe Ylber Malokun e Trepçës ’89. Gjyqtari kryesor Mervan Bejtullahu i përjashtoi edhe dy zyrtarë të klubit gjakovar nga stoli.
Në video shihen disa lojtarë shumë të pikëlluar të Vëllaznimit, përderisa Agim Cana sugjeroi se lojtarët e tij duhet të jenë krenar për lojën e tyre, duke shtuar se ata ishin edhe kundër gjyqtarëve.
Vellaznimi do të garojë edhe sezonin tjetër në Ligën e Parë, nivelin e dytë të futbollit në Kosovë, përkundër investimeve të mëdha për zhvillimin e klubit.
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...