Si një tifoz i madh i Shkëndijës, Shpend Ahmeti i ka uruar fat klubit shqiptar për dy ndeshjet e ardhme ndaj gjigantit evropian, AC Milanit.
Kryetari i Komunës së Prishtinës përmes një video të publikuar në faqen zyrtare të KF Shkëndijës ka thënë se është krenar me mundësinë që një klub shqiptar përfundimisht të luaj me një skuadër si ajo e udhëhequr nga Vincenzo Montella, shkruan portali arbresh.info.
“Si një tifoz i Shkëndijës jam shumë i lumtur dhe krenar që më në fund një ekipi shqiptar po i bie të luaj me një klub kaq të madh si Milani në Ligën e Evropës”, ka thënë ai.
Ahmeti gjithashtu shpreson të jetë në stadium për të ndjekur lojën dhe përkrahur futbollistët tanë.
“Me interesim të madh do t’i përcjelli këto dy ndeshje. Besoj që do të jem edhe në stadium për të përkrahur futbollistët tanë, futbollistët e Shkëndijës.
“Andaj sot vetëm mund t’iu urojë suksese dhe t’iu japim mbështetjen sa më të madhe nga gjithë ne tifozët. Forca Shkëndja, forca Ballistat”
Ndeshja e parë Milan – Shkëndija zhvillohet në San Siro më 17 gusht, ndërsa takimi kthyes luhet më 24 gusht në stadiumin “Telekom Arena” në Shkup të Maqedonisë./arbresh.info
https://www.facebook.com/fcshkendija/videos/1509881839034367/
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK