Xhudisti nga Kosova, Shpat Zekaj, ka siguruar medaljen e bronztë në Kupën Evropiane për seniorë që po zhvillohet në Shkup.
Në ndeshjen vendimtare për vendin e tretë, Zekaj triumfoi ndaj garuesit italian, Enrico Bergamelli, duke e mposhtur me Waza-ari, ka bërë të ditur Federata e Xhudos së Kosovës përmes një postimi në Facebook, raporton Klankosova.tv.
Kujtojmë se përgatitjet dhe pjesëmarrjet e xhudistëve të Kosovës në gara ndërkombëtare po udhëhiqen nga trajnerja dhe kampionia olimpike në xhudo, Nora Gjakova.
Bordi i Paqes pritet të mblidhet në nivel të liderëve më 19 ...
Aksidenti i rëndë në Prishtinë, polica: Shoferi humbi drejti...
Mbi 40 mijë të huaj vizituan Kosovën në fundvit
Trump nënshkruan një urdhër ekzekutiv që kërcënon me tarifa ...
Mot kryesisht i vranët, me mundësi për reshje shiu
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...